Fieraku kap “mat” gruan në derën e shtëpisë: Bënte rite satanike (FOTO LAJM)

Një denoncim i pazakontë është bërë nga një qytetar nga Fieri i cili shkruan se mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40 ka gjetur komshien e tij para banesës së tij duke bërë veprime satanike.

Ai e ka larguar me forcë nga aty, duke publikuar edhe rastin në fjalë dhe paralajmëruar fqinjen ‘magjistare’ se do ta dërgonte në polici.

Qytetari shprehet se Lumturi Nallbani ka vendosur në derën e shtëpisë së tij sende të ndryshme të cilat dihet se përdoren për magji. Vetë pronari i banesës tregon se gruaja u kap mat prej tij në momentin kur po vendoste sende satanike në derë ndërsa fliste fjalë dhe bënte veprime satanike ndaj tij dhe familjes.

“Pershendetje JOQ .Un qe po ju shkruaj jam nje qytetar nga fieri dhe dua te demaskoj nje person te cilin e kam kapur sot ne oren 05:40 para deres se shpise ku banoj duke riperseritur veprime sataniste per mua dhe familjen.

Kjo eshte Lumturi Nallbani nga fieri dhe i them publikisht qe mos te mari me guximin te afrohet perndryshe do e dergojme ceshtjen ne polici . Po ju dergoj me foto disa nga gjerat qe kjo shtriga ka hedhur dhe foton e kapjes.Ju lutem publikojeni dhe anonim. Faleminderit dhe zoti ju ruajt nga kto njerez 🙏” @ Fier
Shtuar më 02/08/2020, ora 15:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori