Fier, del nga burgu dhe dhunon për vdekje bashkëshorten
Një grua humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj i cili kishte vetëm 3 ditë që kishte dalë nga burgu. Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në familje Muho të fshatit Sheq të Madh të Fierit.

Mësohet se autori Arben Muho 51 vjeç ndërsa viktima është Teuta Muho 48 vjeç.

Mësohet se burri ka dhunuar gruan me sende të forta ndërsa ekspertiza mjeko ligjore do të zbardhë më shumë nga dhuna fizike e bashkëshortit.

Sipas policisë 50 vjeçari kishte vetëm 3 ditë që ishte liruar nga burgu i Rrogozhinës, pasi kishte kryer dënimin për plagosje të rëndë me dashje.


Ai u vë në pranga nga policia e Fierit. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2015, ora 11:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori