Fier, shpërthen në flakë makina brenda qytetit
Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Fierit.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur vetëm pak momente më parë brenda qytetit.

Makina ka marrë flakë në ecje e sipër nën zonën e rrethrrotullimit, në hyrje të rrugës për në Vlorë, në vendin e njohur si ish-parku i automjeteve.

Njoftimi i policisë

Digjet plotesisht makina, fatmiresisht nuk ka viktima.
Në datën 03.07.2017, rreth orës 08:30, në lagjen "1 Maj" në unazën e qytetit, mjeti tip "Renault" me drejtues shtetasin A.B, banues në Libofshë, Fier, ka marë flakë në ecje dhe është djegur plotësisht.
Paraprakisht dyshohet se shkak ka qënë një shkëndije elektrike.
Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes./albeu.com/

Shtuar më 03/07/2017, ora 08:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori