E kishte mbushur furgonin plot me kanabis, arrestohet tepelenasi (VIDEO)
Policia e Fierit sekuestroi 402 kilogramw lendw narkotike tw tipit cannabis sativa duke arrestuar edhe poseduesin e saj, 25 vjeccarin Eltion Lama nga Tepelena.

Aksioni u zhvillua nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.

Policia bwn me dije se arrestimi i tij u bë pasi në rrugën nacionale është bërë ndalimi i automjetit tip furgon 'Opel Vivaro', dhe nga kontrolli i ushtruar brenda në furgon janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 402 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve” i mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 283/1, 283/a e 22 të Kodit Penal./Albeu.com/
Shtuar më 07/11/2016, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori