Fier, një i plagosur me armë zjarri
Të shtëna armësh janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit e për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Vlorë në qafën e Koshovicës ku shtetasi Rikardo Bare është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar.

I plagosuri është dërguar menjëherë ai është dërguar në spitalin e Fierit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /albeu.com/

Shtuar më 09/08/2011, ora 09:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori