Fier, mbytet ne rezervuar 15-vjecari
Albeu.com
Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme pasi është mbytur në një rezervuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Cakran të Fierit ku 15-vjeçari me inicialet A. R është mbytur në rezervuarin e fshatit.
Sipas informacioneve 15-vjeçari kishte shkuar tek gjyshërit dhe më pas ishte futur të lahet në rezervuar po nuk ka mundur të dalë dot.

Menjëherë policia dhe polumbarët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të 15-vjeçarit nga rezervuari
Shtuar më 04/07/2010, ora 22:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori