Fier, marrin peng bashkëfshatarin
Arkiv
Dy fierakë, rrëmbejnë bashkëfshatarin e tyre, e çojnë më pas në një fshat të Beratit, ku dhe e keqtrajtojnë. Ky është skenari i një ngjarje, që sipas policisë, ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa arrestimi i njërit prej rrëmbyesve është bërë mbrëmjen e sotme në fshatin e tij të lindjes. Policia e Beratit ka ndaluar shtetasin Gjergji Fejzullai, 41-vjeç lindur në Peshtan të rrethit të Fierit dhe banues në Tiranë.

Sipas policisë ndalimi i shtetasit Fejzullai është bërë për arsye se në bashkëpunim me shtetasin Hajredin Fejzullai, kanë marrë peng për dhe kanë keqtrajtuar shtetasin me iniciale Sh.Xh 42-vjeç, banues po në fshatin Peshtan të Fierit. Mësohet ser rrëmbimi dhe keqtrajtimi i 42-vjeçarit Sh.Xh është bërë me qëllim që ky shtetas të ndryshonte dëshminë për vëllain e vdekur disa vite më parë të rrëmbyseve. Pas mosbindjes për të ndryshuar dëshminë nga ana e Sh.Xh, rrëmbyesit Gjergji Fejzullai dhe Hajredin Fejzullai e kanë marë dëshmitarin në makinën e tyre dhe pasi e kanë sjellë në fshatin Goriçan të komunës Kutalli të Beratit,(fshat në kufi me Fierin) i kanë kërkuar sërish që ai të ndryshojë dëshminë për vëllain e tyre të vdekur, por pas mosbindjes dëshmitari është përballur me dhunën dhe keqëtrajtimin e vëllezërve Fejzullai.

Më pas, dy vëllezërit e kanë lënë bashkëfshatarin e tyre pa ndjenja në vendin e ngjarjes. Pas daljes nga gjendja shokut, 42-vjeçari me inicialet Sh.Xh ka dalë në rrugën nacionale Fier-Berat dhe me ndihmën e një shoferi të rastit i është drejtuar policisë së Beratit,ku edhe ka treguar ngjarjen. Pas 24-orësh punë operative blut-ë e Beratit kanë bërë të mundur arrestimin në fshatin Peshtan të njërit prej rrëmbyesve, Gjergji Fejzullai 41-vjeç ,ndërkohë që është shpallur në kërkim policor vëllai i tij, Hajredini.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale të "Heqjes së paligjshme të lirisë,e kryer në bashkepunim".
Shtuar më 25/10/2012, ora 19:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori