Fier, flakët djegin 8 autobusë
Albeu.com
Zjarri i fuqishëm, ka shkrumbuar plot tetë autobusë në Fier, të parkuar në ish-parkun e mallrave në periferinë e qytetit. Autobusët e linjës Fier-Vlorë, mendohet se janë djegur me qëllim për shkak të konkurrencës.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, por nuk kanë mundur të shpëtojnë djegien e 8 autobusëve, pronë e shtetasit Arjan Hyka.

Parku i autobusëve ruhej nga dy persona, të cilët në momentin e ngjarjes nuk ndodheshin pranë objekteve. Forcat policore shoqëruan dy rojet në komisariatin e Policisë, për t'u pyetur rreth ngjarjes. Mësohet se autobusët e shkrumbuar përdoreshin kryesisht për transportimin e studentëve.
Shtuar më 13/10/2008, ora 16:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori