Fier, digjet masivi pyjor në Darëzezë
Dhjetra hektarë pyje me pisha janë djegur gjatë 24 orëve të fundit në masivin e bregdetit të Darëzezës. Vatra e parë e zjarrit u shënua dje rreth orës 15:00, në kufirin ndarës me pyllin e Pish-Poros. Prej këtej, zjarri është përhapur drejt Darëzezës, duke shkrumbuar pemët e pishave.


Zjarrfikësit kanë shkuar në vëndngjarje dhe kanë nisur të shuajnë flakët ndërkohë që ato janë riaktivizuar sërish sot.
Era e fortë e ka bërë të vështirë misionin e zjarrëfikësve. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2013, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori