Fier: Arrestohet 44-vjeçari pasi tentoi t'i ofronte ryshfet policit
Tomorr Hoxha nga Fieri është arrestuar nga Policia për korrupsion. 44-vjeçari ishte duke udhëtuar me automjetin me targa AA 872 MX, kur është ndaluar nga shërbimet e policisë Mallakastër.

Gjatë kontrollit të dokumentave punonjësit e policisë zbuluan se personit në fjalë i kishte përfunduar afati i vlefshmërisë së patentës.

Ndërsa punonjësi i policisë po përpilonte gjobën, Hoxha i ka ofruar këtij të fundit 2000 lekë të reja për ta korruptuar.

Dosja e Tomorr Hoxhës kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.
Shtuar më 23/01/2017, ora 09:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori