Fier, arrestohen 3 persona për mashtrime në ankandet publike
Policia e Fierit ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur ne kërkim dy të tjerë me akuzën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim.

Mësohet se personat e arrestruar kanë arritur ti shkaktojnë një dëm prej 209 milionë lek shtetit duke mashtruar me ankandet publike duke mashtruar me ankandet publike ku sipas kësaj skeme nuk i jepej malli kush fitonte ankandin, po me urdhër ndryshohej emri i kompanisë

Operacioni i koduar "Teci" ka sjellë arrestimin e FLAMUR Fejzulla, ish përgjegjësi i "Tec"-it, Artem Rusti ish magazinier, dhe Qemal Vrenozi 41 vjeç.

Mashtrimi bëhej duke favorizuar një firmë në pronësi të T.B, i cili ka marrë thuajse të gjithë tenderët që janë dhënë nga "Teci" në Fier.

Para prokurorisë Artem Rusto ka deklaruar se gjatë kohës që ai ka qenë në detyrën e magazinierit janë zhvilluar 3 ankande për shitjen e materialeve të ndryshme.

Ai deklaron se shoqëritë që kishin fituar ankandin, paraqiteshin tek ai dhe në bazë të mallrave të përshkruar në kontratë ai bënte daljen e mallit nga magazina, nëpërmjet faturave që nënshkruheshin nga të dy palët, si dhe priste edhe faturë tatimore shitje me TVSH.

Rusto thotë se në periudhën kur është paraqitur shtetasi Taip Bardhi, janë prerë 3 apo 4 fatura tatimore shitje, por në vijim Shefi i Financës shtetasi Petrit Perhati i ka thënë se: “Faturat tatimore i ke prerë gabim dhe prandaj ato do anulohen, por t’i jepi mall Taip Bardhit se në fund do të bëjmë rakordimin dhe do t’i mbledhim në një faturë të vetme me TVSH” dhe i anuloi faturat tatimore që ishin prerë deri në atë moment. Ai deklaron se në vijim shtetasi Petrit Perhati nuk e ka thirrur më në zyrë për të bërë rakordimet.

Rusto ka thënë para prokurorisë se në periudhën e ndryshimit të qeverive në vitin 2013, ka shkuar në zyrën e shtetasit petrit Perhati dhe e ka pyetur se çfarë do të bënin për ato tubat që ka marrë jashtë kontrate shtetasi Taip Bardhi, por shtetasi Petrit Perhati i ka deklaruar se: “Gjej ca tubo andej nga TEC-i dhe futi brenda në magazinë sa për të justifikuar”./albeu.com/
Shtuar më 04/12/2016, ora 10:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori