Fier, 23-vjeçari plagoset me armë zjarri
Një 23-vjeçar është qëlluar me armë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit në rrethana end të paqarta. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Apollonia” në Fier ku 23-vjeçari D.Sinani banues në Patos është plagosur me armë zjarri.

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit dhe pasi i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shtuar më 29/03/2011, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori