FH: Mediat ne Maqedoni nen presion politik
Albeu.com
Maqedonia ka shënuar përmirësim të vogël në vlerësimin e përgjithshëm për demokracinë në vend. Sipas raportit të publikuar sot nga organizata joqeveritare ndërkombëtare “Freedom House”, Maqedonia ka marrë ...... vlerësimin 3,79 në krahasim me vitin e kaluar ku ka qenë për 0,07 për qind më poshtë, njofton Alsat-M.
Në tetë parametrat sipas të cilave organizata i vlerëson vendet në tranzicion, përmirësimi është shënuar në procesin elektoral pasi zgjedhjet kanë qenë sipas standardeve ndërkombëtare. Përmirësim ka edhe në fushën e korrupsionit për shkak të disa aksioneve dhe sjelljes së amendamenteve për ligje të përcaktuara. Sa i përket pavarësisë së mediumeve, vlerësimi ngel i njëjtë si ai në gjashtë vitet e fundit 4. 25. Raporti thekson se vendi edhe më tej ka probleme serioze me pavarësinë e mediumeve dhe se “ballafaqohen me presion politik dhe ndikim politik duke pasur parasysh faktin se pronarët e mediumeve të caktuara njëkohësisht janë edhe kryetar të partive politike”. “Freedom House” konstaton gjendje të papërmirësueshme edhe në servisin publik RTVM. Organizata ndërkombëtare ka shqyrtuar gjendjen në 29 vende të Evropës Qendrore dhe Euroazi. Rënie në vlerësimin e përgjithshëm demokratik është regjistruar në 14 vende.
Shtuar më 01/07/2010, ora 09:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori