Fevziu zbulon si u njoh Nexhmija me Enverin: U martuan natën e Vitit të Ri
Gazetari Blendi Fevziu ka rrëfyer disa detaje pikante nga njohja e Nexhmijes me bashkëshortin e saj, Enver Hoxha.

Sipas tij, ajo u njoh në mbledhjen themeluese të rinisë komuniste në Tiranë. Enver Hoxha i kishte shprehur kërkesën Nexhmijes, se dëshironte që të kalonte jetën me të.

“Ata janë njohur në mbledhjen themeluese të rinisë komuniste në shtëpinë e Ije Vokshit. Janë njohur aty, ajo ka qenë në një celulë me Qemal Stafën.

Ajo thotë në një moment që Enver Hoxha më tha: Nexhmije dua të kaloj jetën me ty. Pas dy javësh "kalaja ime ra". Ata jetonin në shtëpinë e Hysen Selfos”.

Fevziu tregoi më tej në studion e lajmeve të "Ora News", se të gjithë njerëzit që u bënë mentor të lidhjes së tyre, më pas u vranë.

Nexhmije Hoxha u martua me Enverin natën e Vitit të Ri. Gazetari shprehet se ai regjim ishte me rregulla strikte, ku nuk kishte ndjenjë njerëzore e dashuri.

“Ai u vra më pas, dhe Enver Hoxha shprehu pendesë, e vetmja. Më pas jetuan në shtëpinë e Bari Omarit, kunatit. Edhe ai më pas u arrestua dhe u vra. Nexhmije Hoxha u martua me Enverin natën e Vitit të Ri. Të gjithë njerëzit që qenë mentor të kësaj lidhje, u vranë. Ai ishte një regjim me rregulla strikte.

Në atë regjim nuk mund të kishte emocion, ndjenjë njerëzore, dashuri. Rasti më tipik është ai që ka rrëfyer Liri Belishova, shoqja e Nexhmijes.

Ajo u internua, në momentin e fundit vajza e saj u identifikua me kancer dhe kërkoi që të rrinte pranë vajzës së saj. Ajo i kërkoi Nexhmijes, por ajo nuk i dha kurrë një përgjigje”.
Shtuar më 26/02/2020, ora 22:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori