Fevziu vë duart në kokë kur shikon rrënojat: Pupupu, banorët nuk ikin nga shtëpitë
Fevziu ka parë nga afër rrënojat e mbetura pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit. Në emisionin që po transmetohet mbrëmjen e sotme, Fevziu publikoi pamje nga gërmdhat e mbetura në Durrës, në zonën e Kënetës dhe përreth.

Ai bisedon me banorët e asaj zone të cilët nuk kanë pranuar të largohen që aty pasi kanë frikë se u vidhen sendet që kanë lënë brenda pallatit, pasi kanë vrapuar për t’i shpëtuar tërmetit.

Gazetari Blendi Fevziu ecën mbi rrënoja dhe shikon kondicionerët teksa kanë ngecur të kapur në fijë të perit, dhe një pjesë bie në momentin që ai flet. Në një momenti ai dëgjohet teksa thotë: Pupupu, ja si është bërë pupupu!

“Ky është shembulli i tillë se si nuk mund të ndërtohet! Mjafton të hapësh duart për të kuptuar se nuk është zbatuar asnjë lloj standarit. Shikoni si lëkunden kondicionerët majë pallatit. Banorët kanë lënë edhe sendet e tyre brenda këtyre pallateve që nuk përdoren vetëm në verë.

Pallati është ndërtuar i gjithë në rrërë.


Më parë në këtë vend ka psur vetëm kioska dhe ndërtesa që maksimumi kishin dy kate. Por tashmë janë zëvendësuar me këto godina që shikoni. Ja rad he një gjë tjetër.

Një pjesë e banorëve qëndrojnë këtu pasi kanë frikë se u vidhen gjërat e tyre që kanë lënë brenda,”– tregon Fevziu ndër të tjera, teksa parashtron se duhet gjetur fajtorët për këto ndërtime të pabaza.
Shtuar më 03/12/2019, ora 22:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori