Fevziu: Rama sakrifikoi Tahirin për të joshur Ilir Metën
Blendi Fevziu e cilëson një ofertë të Ramës ndaj Metës largimin e Saimir Tahirit nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme.

Sipas tij, Rama e sakrifikon Tahirin për t'i mbushur mendjen Metës që të japë fjalën për koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet e 18 qershorit duke dekurajuar ndërkohë edhe protestat e demokratëve.

"Po përse Rama ka vendosur të sakrifikojë Tahirin? Tahiri ka qenë objekt shkëmbimi për koalicionin e ardhshëm. Ai ka qene ne qendër të sulmeve të Ilir Metës dhe me gjase, Meta është një nga shkaqet e largimit të tij. I trembur nga protesta dhe nga afria e Metës me të. Nën presionin qe asnjanësia e Metës mund ta stimulonte protestën, me gjase Rama ka vendosur të sakrifikojë Tahirin qe Meta të deklarohet që tani për koalicionin. Me këtë veprim Rama mendon se do dekurajojë PD dhe protestën e saj.

Gjëja e tretë qe të vjen nder mend është presioni i mundshëm ndërkombëtar për te gjetur gjuhën me protestën e PD. Burime të sigurta kanë thënë për opinion.al se sinjale shumë të shqetësuara nga Brukseli janë nisur dje në adresë të Metës lidhur me qeverinë. Në këtë rast, për te shpëtuar veten Rama po tenton disa ndryshime ministrash për t’i dhënë asaj një karakter më pak politik. Ai po tenton të imitojë modelin grek, por edhe kjo është e pamjaftueshme. Opozita kërkon Ramën dhe vetëm Ramën. Në këtë kontekst e vetmja mënyrë që Rama të shpëtojë nga protesta e opozitës është të dorëzojë dorëheqjen e Rames.

Jemi ende në territorin e hipotezave, por një gjë është e sigurt. Protesta po jep rezultat dhe Rama e dëshmoi këtë. Ai e humbi i pari luftën e nervave dhe sot, Basha dhe Meta janë më të fortë se sa Rama"., - shkruan ndër të tjera Fevziu. /Albeu.com/
Shtuar më 11/03/2017, ora 17:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori