Frika e çdo mbrojtësi, Benzema barazon me gola legjendën e Realit, tani synon të kapi dhe CR7

Karim Benzema vazhdon të thyejë rekordet njëri pas tjetrit. Sulmuesi francez është në gjendje të tmerrshme dhe shënon pandërprerë, duke qenë frika dhe tmerri i çdo mbrojtësi dhe portieri kundërshtar.

Sulmuesi 34-vjeçar gjeti rrjetën në minutën e 19-të të ndeshjes së Real Madridit ndaj Levantes, duke shënuar 2-0 dhe duke dhënë një epërsi të qartë të fitores së kampionëve spanjollë.

Me këtë gol, Benzema arriti në 323 me “merengët” dhe zuri vendin e dytë në listën e golashënuesve në historinë e Real Madridit, dikur sulmuesi dhe kapiteni i madh, Raul.

Sulmuesi francez i ka shënuar këto 323 gola në 603 ndeshje, ndërsa veterani spanjoll i kishte shënuar në 741 ndeshje.

Tani është çështje kohe për ta kapërcyer, ndërsa përballë është vetëm Cristiano Ronaldo që ka shënuar 450 gola me fanellën madrilene. /albeu.com/

Benzema: E kap Raulin në vendin e dytë të golashënuesve të Realit!


Shtuar 12.05.2022 22:10