Fevziu ndërron mendje, nga ftesa për Bushatin, përfundon në diskutim për njohjet në internet
Në emisionin e së martës, gazetari Blendi
Fevziu njoftoi se të
mërkurën do të kishte të ftuar në “Opinion” Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushatin për të diskutuar rreth vendimit të Komisinit Evropian për hapjen e negociatave.
“Debati për raportin e Komisionit Evropian do ta kemi nesër në mbrëmje [e mërkurë]. Do të jetë Ministri i Jashtëm i shoqëruar nga një
përfaqësues i Partisë
Socialiste, dy
përfaqësues të Partisë Demokratike dhe një
përfaqësues i Lëvizjes
Socialiste për Integrim. Deri tani kemi të konfirmuar ardhjen e Ditmir Bushatit dhe Elisa Spiropalit nga PS-ja, Klajda Gjoshëm nga LSI-ja dhe po presim edhe një
përfaqësues nga Partia Demokratike”, u shpreh
Fevziu.
Megjithatë, çuditërisht të
mërkurën nuk u diskutua për negociatat, por u fol për temën: “Nga shkuesia te njohjet online”, ku te ftuar ishin: Gent Zenelaj (emisioni Stop), Ermal Hasimja (politolog), Suzana Goxholli (ekonomiste), Antigona Sejdiu (Miss Kosova), Rudina Dembacaj (aktore) dhe Arjon Muça (model).
Raste të tilla kanë ndohur edhe në të kaluarën, por kur bëhej fjalë për zhvillime të papritura dhe me rëndësi të veçantë për opinionin publik. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2018,
ora 23:16