Morën vëmendjen, Armina tregon pse të ftuarit duhet të hanin me lugë dhe pirunj druri në dasmë (FOTO LAJM)

Një detaj i rëndësishëm i çdo dasme është ushqimi dhe pjatat e servirura në dasmën e Arminës kishin një veçanti. Duke qenë se dasma po kremtohej në një agroturizëm i ishte vënë theksi ushqimit tradicional shqiptar.

Lugët ishin prej druri dhe enët njëpërdorimëshe. Gjatë emisionit “Goca dhe gra”, Armina zbuloi dhe arsyen pse. Ajo tregoi se bashkë me Shkëlzenin donin diçka tradicionale dhe nuk dëshironin të dilnin jashtë kornizës te pjesa e ushqimit.

“Unë personalisht e kam vendosur bashkë me Shkëlzenin kështu sepse gjithë ideja jonë ishte të kishim diçka tradicionale shqiptare dhe donim ta mbanim kështu. Zgjodhëm verë shqiptare, shumë këngë shqiptare, zgjodhëm të kërcenim vallen e Tropojës, ngritëm flamurin në dasmë. Sigurisht që këto patriotizmat njerëzve mund të mos u pëlqejnë, por ne zgjodhëm ta përcjellim këtë gjë për faktin që jemi persona publikë dhe për faktin që unë në rrjetet sociale kam ndjekës të huaj dhe dua që ta shikojnë tamam si është tradita shqiptare. Enët njëpërdorimshme ishin zgjedhja më e mirë dhe më e thjeshtë sepse donim diçka rustic, diçka natyrale dhe zbukurimet ishin natyrale. Vetë vendi ishte krejtësisht natyrë dhe nuk kishe nevojë t’i shtoje aq shumë gjëra dhe as t’i rregulloje”, ka shpjeguar ajo.