ON&OFF/ Fevziu ironizon Majlinda Bregun në sy të Bashës (VIDEO)
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut janë shfaqur prapaskenat e emisioneve të kaluara.

Ndër të tjera, në një nga skenat shfaqet Blendi fiks para castit të nisjes së intervistës me Bashën.

Fevziu i thotë që duhet t'i japi pak ritëm intervistës, por Basha ia kthen me humor se nuk do ta bëjë.

Pas kësaj Blendi ka nisur batutat ndaj Majlinda Bregut duke treguar se pas lënies jashtë listës nga Basha, duhet ti gjejnë një punë sërish në televizon.

Kj oështë pasuar me të qeshura në sallë, por Basha nuk ka shprehur asgjë as me mimikën e tij duke lexuar letrat që kishte në duar. /albeu.com/

Shtuar më 04/01/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori