Fevziu i pëgjigjet Hoxhës, të çojë në prokurori dokumente të tjera
Gazetari Blendi Fevziu është shprehur i hapur për hetimin e tij nga prokuroria pas padisë së kryer nga Nexhmije Hoxha për nxjerrje të sekreteve personale të jetës së ish-diktatorit ndërsa është shprehur se nuk ka asnjë të dhënë personale të cënuar pasi sipas tij nuk ka asnjë të dhënë personale private për liderët politikë.

Në një intervistë të dhënë për “Abc news“, Fevziu i ka cilësuar kontradiktore qëndrimet e familjes së Enver Hoxhës ndërsa deklaroi se dokumentet e përdorura për këtë libër janë të Arkivit Qendror të Shtetit. "Çdo dokument që ndodhet në Arkiv, është i disponueshëm. Por edhe po të kisha të dhëna të tjera, unë si gazetar do t‘i botoja. Nuk ka asnjë ligj që të pengojë publikimin e dokumenteve zyrtare që gjenden në Arkiv. A do ishte interesant një libër për jetën intime të Enver Hoxhës? Do ishte interesant, megjithëse dyshoj se mund të ketë dokumente të tilla, " u shpreh Fevziu. Ndërsa Prokuroria e Tiranës pranoi dje mbërritjen e kallëzimit penal të firmosur nga e veja e diktatorit. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2012, ora 13:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori