Flet Fethullah Gylen: Duan të më përziejnë në planet e tyre të errëta në Turqi
Mediat turke janë mbushur ditët e fundit me spekulime mbi një grusht tjetër shtetit të ngjashëm me atë të 15 korrikut, duke aluduar se ai do të orkestrohet nga mendimtari Fet'hullah Gylen, i cili ndodhet në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke u nisur nga situata e krijuar, Gylen ka reaguar nëpërmjet një mesazhi ku thekson se po bëhen mjaft aludime mbi figurën e tij nga media pro qeveritare në Turqi, ndërkohë që ai nuk ka pasur lidhje as me grushtin e shtetit të korrikut dhe as me ndonjë grusht tjetër të pretenduar se mund të ndodhë.

Reagimi i Gylen:
Edhe një herë, mediat turke, nën kontrollin e qeverisë apo presionit të qeverisë, po qarkullojnë thashetheme të tmerrshme, këtë herë në lidhje me një përpjekje të supozuar për një tentativë të dytë për grusht shteti, gjoja të përgatitur nga simpatizantët e mi me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thashetheme të tilla janë të pabaza dhe të papërgjegjshme.

Si një nga viktikat e katër grushteve ushtarake në të kaluarën, ritheksoj bindjen time të plotë se demokracia nuk mund të arrihet dhe nuk mund të mbrohet përmes ndërhyrjeve ushtarake. Edhe nëse udhëheqësit politikë të zgjedhur më përpjekin mua personalisht dhe mbështetësit apo simpatizantët e lëvizjes Hizmet duke shkelur të drejtat themelore të njeriut, unë kurrë nuk miratoj largimin e tyre nga pushteti me mjete dhe mënyra anti demokratike.

Dënon fuqishëm çdo përpjekje për të më portretizuar mua si arkitektin e tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut, pavarësisht nga fakt se kam dënuar atë pa asnjë ekuivok, ndërsa ajo ishte në zhvillim e sipër dhe në mënyrë të përsëritur dhe në mënyrë të qartë kanë mohuar kategorikisht të kem patur ndonjë rol në tentativën për grushtin e shtetit. Nëse individë të caktuar, të cilë shfaqen si simpatizantë dhe mbështetës të lëvizjes Hizmet, rezultojnë të përfshirë në përpjekjen për grusht shteti, ata tradhëtojnë idealet e mia dhe duhet të përballen me drejtësinë.

Personalisht besoj se thashethemet dhe zërat për një përpjekje të dytë për grusht shteti që qarkullojnë në mediat turke, kanë si qëllim që të mashtrojnë qytetarët tanë, dhe në mënyrë të veçantë kanë për qëllim që t’i armiqësojnë ata kundër pjesëmarrësve të Hizmetit. Tashmë, deklaratat e publikuara në media nga individë të papërgjegjshëm, të cilët kërkojnë burgosjen e simpatizantëve dhe mbështetësve të lëvizjes, janë në kuadër të përgatitjes së terrenit për të përndjekur simpatizantët e lëvizjes dhe të lehtësojnë përpjekjet e tyre në këtë drejtim. Përhapja e këtyre thashethemeve tmerrshme dhe sugjerimet nga mjetet e komunikimit masiv proqeveritare krijojnë një atmosferë urrejtjeje, e cila i hap rrugën mizorive të mëtejshme.

Edhe një herë, dënoj pa asnjë ekuivok tentativën e grushtit të shtetit, çdo përpjekje për të organizuar një grusht shteti tjetër dhe madje edhe mendimet për një veprimi të tillë. Gjithashtu dënoj ashpër thashethet e përhapura në media që përgojojnë një lëvizje paqësore sociale për të justifikuar persekutimit e vazhdueshëm të pjesëmarrësve të saj.

* http://afsv.org/fgulen-message-regarding-rumors-about-a-second-coup-attempt-10022016/#.V_OOSvl96Um
Shtuar më 04/10/2016, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori