Festonin për "Vizat", do digjnin Bashkinë
Pëlqej
Fishekzjarrët e ndezura për të festuar liberalizimin e vizave sot në mbrëmje në Durrës, kanë shkaktuar zjarr në pjesën e sipërme të godinës së Bashkisë së këtij qyteti.

Flakët e zjarrit kanë filluar të përhapen në të gjithë godinën, çka ka sjellë edhe ndërhyrjen e zjarrfikësve, të cilët kanë vendosur nën kontroll flakët dhe nuk kanë lejuar dëme materiale të tjera.

Mësohet se vështirësia në ndërhyrjen e zjarrfikësve ka qenë, lartësia në të cilën ka rënë edhe zjarri, pikërisht në pjesën e sipërme. (albeu.com)
Shtuar më 08/11/2010, ora 21:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori