Festonin "beqarinë" një shqiptar dhe një rumun i masakrojnë me thika
Karabinierët italian kanë mundur të arrestojnë mbrëmjen e djeshme një shqiptar dhe një rumun mbi të cilët rëndon akuza e agresionit ndaj një grupi të rinjësh që po festonin në Villorba të Italisë.

Ky sulm i shkaktoi vdekjen një djaloshi 21 vjecar ndërsa
shtatë person të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Atë mbrëmje, në orën 22:30, grupi i të rinjëve ishin mbledhur për të festuar festën e beqarisë së njerit prej shokëve të tyre, Giovanni, 24 vjec.

Kjo festë rezultoi shumë e zhurshme dhe aty nisi edhe konflikti mes të rinjëve ku shqiptari dhe rumuni kanë protestuar ndaj kësaj zhurme.

Por këtë e bënë të armatosur me thika ku sapo kanë hyrë në parking, kanë filluar duke goditur kë të gjenin përpara.

Igor Ojovanu, 21 vjeç, mbeti i pajetë në trotuar, ndërsa 7 djem të tjerë kanë marrë plagë të rënda.

Pas kësaj karabinierët janë vënë në ndjekje të autorëve dhe pas disa orëve kërkimesh kanë mundur të arrestonin një shqiptarë dhe një rumun. /albeu.com/


Shtuar më 01/10/2018, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori