Festoi Pashkët me shoqërinë, por u gjet i vdekur në banesë: Dyshimet për djalin e biznesmenit
Delvina është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë.
Trupi i pajetë i Enteo Isufaj, 30-vjeç është
gjetur nga policia, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lefterhor. Enteo Isufaj punonte si fatorino në linjën Delvinë-Tiranë që është në pronësi të babait të tij.
Dyshimet paraprake të policisë është pista e vetëvrasjes, pasi parë trupit të të riut është
gjetur një armë
zjarri pistoletë e llojit TT.
Informacion paraprak
Në orën 11:05, pranë vendit të quajtur “Kaminat” dyshohet se është vetëvrarë me armë
zjarri shtetasi E. I., rreth 30 vjeç, banues në Delvinë.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tera veç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Në vendngjarje është
gjetur një armë
zjarri pistoletë e llojit TT, me të cilën dyshohet se është vetëvrarë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë të gjitha hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 21/04/2020,
ora 14:00