Festoi e vetme 88-vjetorin, videoja e gjyshes që i këndon vetes prek botën (VIDEO)
"Kur i thashë gjyshes se tani është bërë një yll, ajo mu përgjigj unë nuk jam yll por jam Galaktikë. Ajo e do vëmendjen dhe është shumë e lumtur"

Një gjyshe e cila është detyruar ta kalojë 88-vjetorin e saj vetëm, ka frymëzuar shumë njerëz dhe ka shpërndarë buzëqeshje në rrjetet sociale.

Norma Gregotio e filmoi veten duke kënduar “Gëzuar Ditëlindjen” dhe duke i bërë vetes një urim për ditëlindje. Këtë video ia dërgoi familjarëve të saj dhe mbesa 22-vjeçare Jessica Kerrigan ia ka postuar në TikTok.

"Familja jonë i dërguam asaj një tortë me lule dhe ajo u lumturua shumë, kështu vendosi të filmonte veten duke kënduar "Happy Birthday too me". Videon ma nisi mua në email," tha Kerrigan për “GMA”.
Shtuar më 10/04/2020, ora 20:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori