Si në të tërë botën, edhe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Mal të Zi dhe diasporë, besimtarët myslimanë u mblodhën sot nëpër xhamitë kryesore për të falur namazin e
Bajramit.
Fitër
Bajrami shënon përfundimin e agjërimit të
muajit të
Ramazanit dhe është
dita e parë e
muajit Sheual. Shumica e myslimanëve e festojnë këtë Bajram të paktën 3 ditë.
Bajrami është
dita kur takohet forca e të pasurit me dobësinë e të varfërit në dashuri, mëshirë dhe drejtësi nga shpallja e qiellit, titulli i të cilës është zekati, bamirësia dhe lehtësimi, është
dita kur gëzohen fëmijët duke luajtur dhe duke u argëtuar,
dita kur gëzohen të varfërit duke iu lehtësuar jeta dhe duke shijuar komoditet,
dita kur farefisi takohen në bamirësi dhe kujdes për njëri-tjetrin,
dita kur muslimanët bashkohen në falje dhe vizita reciproke,
dita kur miqtë i ripërtërinë urat e dashurisë dhe elementet e afërsisë,
dita kur shpirti fisnik i harron gabimet e të tjerëve ndaj tij, bashkohet pas ndarjes, pastrohet pas përnjollosjes dhe e përshëndet pas injorimit.
Gjatë
muajit të
Ramazanit është sadakatul-fitri, lëmosha e obliguar për të dhënë gjatë
muajit të
Ramazanit. Fitri duhet të jepet para se të falet namazi i
Bajramit, e nëse ndonjërit i kalon ajo kohë, atëherë ai sërish obligohet ta japë atë si kompensim.
Në Tiranë dhjetëra mijëra besimtarë myslimanë faljen e namazit të
Bajramit për shkak të punimeve në sheshin “Skënderbej”, nuk e bënë në sheshin para xhamisë së ”Et’hem Beut”, por në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë hotel Dajtit.
Gjatë paradites Komuniteti mysliman organizon një pritje për drejtuesit e lartë të shtetit të cilët do të përcjellin urimet e rastit.
Portali Albeu.com, ju uron të gjithë myslimanëve Gëzuar Festën e
Bajramit. Paqe, lumturi dhe mbarësi!
Shtuar më 30/08/2011,
ora 08:30