Festohet “Nata e Bardhë”, aktivitete të shumta në Tiranë
Kryeqytetasit por jo vetëm ata do të mund të festojnë “Natën Bardhë”. Me rastin e kësaj festë një sërë aktivitetesh pritet të organizohen sot në Tiranë.


Sipas Ministres së Kulturës, kjo mbrëmje për herë të parë sjell një mori aktivitetesh, nga shfaqet për fëmijë e deri tek “Nata Muze” espozita në tëra arti në Galerinë e Arteve dhe në Muzeun Historik Kombëtar.

Sipas ministres rikthimi i Natës së Bardhë në kryeqytet synon që arti të jetë pranë njerëzve, në sheshe, rrugë, qendra të mbylluara e ato të hapura”.

Policia masa për mbarëvajtjen e aktiviteteve
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka hartuar Planin e Masave “Për Sigurimin e rendit e qetësisë, menaxhimin e trafikut rrugor dhe zhvillimin normal të aktiviteteve të planifikuara me rastin e Natës së Bardhë e Festës së 29-Nentorit në kryeqytet.
Me qëllim garantimin e zhvillimit normal të këtyre aktiviteteve, janë marrë dhe një sërë masash për drejtimin e qarkullimit të mjeteve në rrugë, kështu:
Nga ora 17.30 deri në orën 22.00 të datës 29.11.2013">2013 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i tyre, në bulevardin “Deshmoret e Kombit” nga kryqëzimi i bulevardit “Bajram Curri” (nga Ura e Madhe e Lanes) deri tek kryqezimi i rruges “Ismail Qemali”.
Nga ora 20.00 e datës 29.11.2013">2013 deri në orën 04.00 të datës 30.11.2013">2013 do behet ndalimi i qarkullimit të mjeteve dhe nuk do të lejohet parkimi i tyre në bulevardin “Deshmoret e Kombit” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri tek kryqezimi i Presidencës, si dhe në rrugën “Ibrahim Rrugova” nga Kryqëzimi i bulevardit “Bajram Curri” (nga Ura e Taiëanit) deri në kryqezim me rrugën “Abdyl Frasheri” (libri universitar).
Shtuar më 29/11/2013, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori