Festohet 30 vjetori i vizitës së Franz Josef Straussit në Shqipëri
Pëlqej
Në selinë e Kryesisë së Kuvendit u organizua mbrëmë një ceremoni me rastin e 30 vjetorit të vizitës në Shqipëri të ish Kryeministrit të Landit të Bavarisë në Republikën Federale të Gjermanisë, Franc Josef Strauss, në vitin 1984, se bashku me nënkryetarin e Bundestag-ut Johannes Singhammer si edhe Max Strauss, djalin e ish Kryeministrit bavarez.

Fillimisht Z. Meta zhvilloi një takim në Kryesinë e Kuvendit me delegacionin gjerman kryesuar nga Nënkryetari i Bundestag-ut, z. Johannes Singhammer dhe më pas, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit u zhvillua ceremonia festive me rastin e 30 vjetorit të vizitës së F.J.Straus në Shqipëri, ku ishin të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Helmut Hofman, djali i Franz Josef Strauss, Max Strauss si dhe personalitete nga poltika, ekonomia, arti e kultura.

Festohet 30 vjetori i vizitës së Franz Josef Strauss në Shqipëri. Foto Agim Dobi
Festohet 30 vjetori i vizitës së Franz Josef Strauss në Shqipëri. Foto Agim Dobi

Meta: Po të kishim dëgjuar Straussin 30 vjet më parë, sot do të ishim në BE

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë pritjes që bëri për nënkryetarin e Bundestag-ut, Johannes Singhammer, tha se nëse Shqipëria do ta kishte dëgjuar mesazhin e Shtraus 30 vjet më parë, atëherë vendi ynë do të ishte pjesë e Bashkimit Europian.

Meta shprehu rëndësinë e partneritetit me Gjermaninë, duke ju referuar edhe vizitës së ish-Kryetarit të Bavarisë, Straus. Ai tha se Gjermania është një mbështetëse e reformës në drejtësi, si një partnere dhe frymëzim për rrugëtimin në Bashkimin Europian.

“Vizita e zotit Straus ne atë kohë paralajmëroi rënien e mureve dhe krijimin e urave. Sepse zoti Straus ishte një ideator i Europës së bashkuar dhe besonte se ajo nuk mund të ishte e plotë e pa urat e saj. Rrallë ka ndodhur në historinë diplomatike mes dy vendeve të ketë krijuar kaq legjenda urbane që nisin me sikur. Sikur zyrtarët e djeshëm të kishin lexuar ndryshe mesazhet e Straus dhe Shqipëria të kishte hyrë më herët në rrugën e ndryshimit. Vetëm një sikur është e sigurt se po të ishin dëgjuar mesazhet e Straus 30 vjet më parë, Shqipëria do të ishte pjesë e BE”, tha Meta.

“Shqipëria e vlerëson Gjermaninë si partner mjaft të rëndësishëm për të ardhmen Europiane. Ne çmojmë ndërhyrjen gjermane në përpjekjen tonë për konsolidimin e shtetit të së drejtës, veçanërisht në reformën në drejtësi. Gjermania vijon të jetë një model nxitje e frymëzimi për integrimin Evropian.” theksoi Meta.

Duke vijuar më tej, Meta shprehu bindjen se Shqipëria ka ndryshuar në këto 30 vite, por shtoi se mbetet akoma punër për të bërë. Ai tha se Straus duhet të ndjehet krenar, që endrra e tij për një Europë të Bashkuar është tashmë realitet.

“Tre dekada janë të mjaftueshme për të treguar se çfarë ndryshimesh mund të pësojë një vend. Tre dekada janë gjithashtu edhe një stacion se çfarë duhet të bëjmë ndryshe në vend dhe në rajon. Jam i sigurt se nëse zoti Straus do të ishte këtu do të ndjehej krenar në ato vende të Europës që e shihte Berlinin pa mure ndarëse. Do të ndjehej padyshim krenar në kontributin që dha si arkitekt i krijimt të urave të bashkëpunimit mes vendeve që janë edhe sot.” tha Meta.

Rama fton investitorët gjermanë: Qëllimi ynë që të bini në sevda me Shqipërinë

Festohet 30 vjetori i vizitës së Franz Josef Strauss në Shqipëri. Foto Agim Dobi
Festohet 30 vjetori i vizitës së Franz Josef Strauss në Shqipëri. Foto Agim Dobi. Ndërsa Kryeministri Edi Rama theksoi në fjalën e tij se, “qëllimi i Shqipërisë është të bëjmë gjermanët të bien në sevda me ne”. Kryeministri Rama, ftoi biznesmenët gjermanë të vijnë të investojnë në Shqipëri si shenjë e përmirësimit të imazhit të vendit tonë. Rama tha se është e nevojshme një forcim i mëtejshëm i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Shtuar më 21/08/2014, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori