Festivali Ndërkombëtar i Filmit fillon sot edicionin e 11-të
Sot nis festivali ndërkombëtar i filmit PriFest me 6 ditë festive, me mbi 70 filma, prej tyre 7 premiera botërore, 5 premiera ndërkombëtare, 1 premierë evropiane, 19 rajonale dhe 32 premiera kosovare.

Filmi i regjisores Arzana Kraja, “Fusha e Mëllenjave”, do të jetë filmi që do të shënojë hapjen zyrtare të edicionit të sivjetshëm të PriFest, nga ora 21:30 në Teatrin Kombëtar dhe në “Kino ABC” në ora 22:00.

Gjithashtu në orën 20:00, në kinemanë e hapur në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të shfaqet filmi “Mjaltë nga Shkëmbi”, dedikuar pikërisht për heroin tonë kombëtar Zahir Pajaziti.
Në kuadër të PriFest, do të organizohen edhe shumë aktivitete e mbrëmje festive të muzikës “live” dhe “DJ”.
Shtuar më 16/07/2019, ora 11:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori