Festivali i verës shqiptare, në garë 28 kantina
Në Tiranë është çelur sot festivali i verës shqiptare. Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë ministri i Bujqësisë, Genc Ruli si edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.

Ministri Ruli është shprehur se në garë do të jenë 28 kantina, ndërsa me këtë gjë synohet prodhimi i një vere cilësore që nxirret nga varietetet e rrushit shqiptar, që veç cilësor duhet të jetë edhe origjinale, që të identifikohet me vendin.



“Vera është një ndër simbolet përfaqësuese të kombeve që prodhojnë verë, jemi krenarë edhe për verën. Shqipëria është një vend mesdhetar i brezit të artë gjeonatyror të kultivimit të verës, është toka, dielli dhe uji dhe vreshti, ky kuartet nuk i ka munguar Shqipërisë për të qenë prodhues i verës së mirë”- tha Ruli.

Ndërsa kreu i bashkisë, Lulzim Basha ka ftuar shqiptarët të vizitojnë panairin.


“Vizitojeni dhe fusni në koleksion dicka që do të ketë vlerë të pakrahasueshme, verën e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Jam i bindur se sasia totale e verës së prodhuar do të jetë e pamjaftueshme për të kënaqur dëshirën e qytetarëve për ta provuar atë në festat e fundvitit, apo për ta ruajtur për më vonë”- tha Basha .
Shtuar më 30/11/2012, ora 11:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori