Festivali i balonave për herë të parë në Shqipëri, Parku i Liqenit Artificial ju pret më 1 dhe 2 shtator
Do të bëhesh pjesë e një festivali shumëngjyrësh balonash?

Eja në lëndinën jugore të Parkut të Madh të Liqenit Artificial të Tiranës në datat 1 dhe 2 shtator.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit organizon për herë të parë në Shqipëri një Festival Balonash!

Çdo fëmijë që ka gati një balonë, por edhe atij që i duhet ndihmë për ta ndërtuar atë mund të jetë pjesë e magjisë së ngjyrave dhe haresë.

“E di çfarë ngjyre ka era? Po retë? Po qielli? Po ajo ndjesia magjike e të vrapuarit bashkë me to?

Po sikur ta ngjyrosim erën, retë dhe qiellin së bashku? Po, po, të ngremë balona shumëngjyrëshe që fluturojnë lart!

Në datat 1 dhe 2 Shtator, eja në lëndinën jugore të Parkut të Madh të Liqenit Artificial Tiranë, merr me vete balonën tënde, ose eja ta ndërtojmë bashkë!

Për herë të parë në Shqipëri, një Festival Balonash!

Shumë ngjyra, shumë aktivitete, shumë festë!

Me miq vendas e të huaj!”, shkruan APR-ja në një status në rrjetin social Facebook.
Shtuar më 27/08/2018, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori