Biden thumbon Trump: Kur u infektove me Covid shkove në spital me helikopter, ndërsa unë punova

Pas 5 ditësh izolim presidenti amerikan, Joe Biden, rezultoi negativ nga Covid-19.

Ai vlerësoi rolin e vaksinave për kalimin lehtë të virusit dhe nuk la pa thumbuar edhe paraardhësin e tij.

Në një krahasim me Trump, Biden nxori në pah se ky i fundit u dërgua në spital me helikopter gjatë infektimit me koronavirus.

“Thelbi është ky: kur paraardhësi im u infektua, e dërguan me helikopter në spital. U sëmur rëndë. Fatmirësisht, u shërua. Kur u infektova unë, vijova të punoja në Shtëpinë e Bardhë. 5 ditë kam punuar. Ndryshimin e bëri vaksinimi, sigurisht”, tha Biden./albeu.com/