Deputeti i Fierit, Dritan
Prifti, shpërndan ndihma për
familjeve më të varfra të komunës së Dërmenasit. Me rastin e afrimit të festave të fundvitit,
Prifti, tashmë deputet i pavarur pas largimit nga LSI-ja, ka qenë dje në zonën e tij elektorale duke dhuruar për 40 prej
familjeve më të dobëta ekonomikisht disa lopë dhe
gjela deti.
Prej më shumë se dy vitesh,
Prifti e ka shndërruar në traditë personale dhurimin e bagëtive për familjet që jetojnë në kushte të vështira ekonomike, në fshatrat e Fierit. Pas komunës së Libofshës, ditën e djeshme, një makinë ka zbritur në qendrën e komunës së Dërmenasit lopë dhe
gjela deti, që u janë shpërndarë pjesëtarëve të 40
familjeve të kësaj zone.
"Në kushtet kur shteti, qeveria, largohet çdo ditë e më tepër nga njerëzit që kanë halle, që kanë nevoja ekonomike, që kanë probleme shëndetësore, unë dëshiroja të jepja një shembull tjetër. Atë të një personi, që me mundësitë e tij modeste kërkon të ndihmojë dikë", u shpreh
Prifti.
Ai bëri apel që dhe politikanët e tjerë të ndjekin këtë shembull, çka do të shërbejë për të ndihmuar sadopak ata njerëz që kanë nevojë dhe për t’u sjellë gëzim, sidomos në këto ditë festash.
Familjarët që janë ndihmuar me kafshët dhe shpendët kanë falënderuar përzemërsisht deputetin
Prifti për këto dhurata në fundvit. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2012,
ora 14:35