Festat e Nëntorit, ujëvara e Niagarës ndriçohet kuq e zi (FOTO LAJM)
Me rastin e festave të Nëntorit, ambasadori shqiptar në Kanada, Ermal Muca ka ndricuar me ngjyrat kuq e zi ujëvarën e Niagarës.

Ky gjest, vjen në nderim dhe respekt të 108 vjetorit të Pavarësisë si dhe muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario shprehet Muca.

Në këto festa, shqiptarët anë e mbanë botës ngritën lart flamurin shqipëtar, si dhe kulla në Abu Dabi mori ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

Postimi

Ujëvara e Niagarës, simboli i Kanadasë 🇨🇦 i njohur në mbarë botën, u ndriçua kuq e zi, me ngjyrat e Flamurit Kombëtar 🇦🇱 mbrëmjen e 28 nëntorit, në nderim dhe respekt të 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario.

Mirënjohje e sinqertë për autoritetet përkatëse kanadeze për bashkëpunimin dhe gjestin fisnik!

Gëzuar Pavarësinë Shqipëri! 🇦🇱🇨🇦

Shtuar më 29/11/2020, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori