Festa e Sulltan Nevruzit, Baba Mondi: Mos e braktisni Shqipërinë
Kryegjyshi Boteror i Bektashinjve, Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj në ceremoninë e festës së "Sulltan Nevruzit" ka folur për situatën në Shqipëri duke dhënë disa mesazhe për popullin.

Baba Mondi foli për jetën e imam Aliut dhe e paralelizoi atë me jetën e ditëve të sotme.

Gjithashtu Baba Modi dha edhe një mesazh për të rinjtë shqiptar duke u kërkuar që të mos e braktisin Shqipërinë.

“Jeta dhe vepra e tij përbën një model të shkëlqyer për botën myslimane. 22 marsi do na nxisë dita ditës për më shumë dashuri me njëri tjetrin. I lutem zotit lart për një të ardhme sa më të mirë dhe jo numëro këto realitet të trishtuar. I kërkoj shqiptarëve të mos braktisin Shqipërinë. Zoti i bekoftë të gjithëve amin. Më lejoni të filloj ceremoniinë . Dashuria e Aliut dhe drejta e Aliut në këtë komb ështe si e drejta e prindërve me fëmijët”, -u shpreh ai./ albeu.com/
Shtuar më 22/03/2019, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori