Kryeministri Edi Rama ka
publikuar sot në rrjetin social Facebook axhendën për Festën e Pezës e cila do të zhvillohet në datën 16 shtator.
Sipas axhendës së
publikuar nga
kryeministri aktivitetet nisin në orën 12:00, me homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve. Në orën 17:00 do të ketë ekspozitë dhe konferencë për mediat. Në orën 18:00 do zhvillohet diskutim me të rinjtë dhe në orën 20:00 do të zhvillohet koncert festiv.
Ndërsa Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj bën me dije se në ditën e Festës së Pezës do të ketë autobusë çdo një orë gjatë gjithë natës. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2014,
ora 17:03