Dënimi i pushtetit rus, Scholz: Konsensusi në G20 po fiton terren

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ka shenja inkurajuese në takimin e G20 në Bali për një konsensus se lufta e Rusisë kundër Ukrainës nuk është e pranueshme dhe se armët bërthamore nuk duhet të përdoren.

“Ky është një konsensus që po fiton terren këtu,” u tha ai gazetarëve në Bali.

Sipas Reuters, i pyetur për një bisedë me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, Scholz tha se Lavrov qëndroi pranë tij dhe i tha disa fjalë dhe kjo ishte e gjithë biseda.

Scholz tha gjithashtu se do të vazhdojë të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin për të gjetur zgjidhje për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës.