"Ferri" në Greqi prek edhe Shqipërinë: Digjet së gjalli tepelenasi në makinë
Prej dy ditësh Greqia po përjeton një gjendje ferri pasi është përfshirë nga zjarret masive.

Zona më e prekur është Athina, aty ku numri i viktimave ka shkuar në 54 shtetas.

Të shumtë janë dhe shtetasit e lënduar, dhe mësohet se mes tyre janë edhe 13 shqiptarë, ku njëri dyshohet të ketë humbur jetën.

Një shqiptar i cili jetonte në këtë zonë ka folur për Report TV ku ka treguar me detaje momentet e tmerrit.

Përsa i përket shqiptarit që dyshohet se ka humbur jetën, ai është nga Tepelena dhe sipas Sinajt, nuk arriti që të dalë nga makina, pas zjarrit.

"Kam parë gra dhe fëmijë që vuajnë dhe digjen është diçka që nuk përshkruhet me fjalë, kam parë masakër me sy.

Ato që hoqëm dje nuk mund të përshkruhen dot. Njerëzit u hodhën në det për të shpëtuar.

Është diçka e tmerrshme"- deklaroi shqiptari në Greqi. /albeu.com/

Shtuar më 24/07/2018, ora 12:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori