Fermerët sërish në protestë, bllokojnë rrugën në Lushnje
Fermerë të shumtë të Lushnjes kanë vijuar protestën e tyre këtë të kërkurë, duke bllokuar aksin rrugor Lushnje-Fier.

Ashtu siç bënë edhe disa ditë më parë, ata kanë shprehur revoltën e tyre për mossubvencionimin e TVSH-së, duke derdhur në mes të autostradës prodhimet e tyre.

Skema e re e rimbursimit të TVSH-së ul kompensimin nga 20 për qind që ishte, në 6%. Fermerët thonë se prej ditësh, pikat e grumbullimit nuk po e marrin më qumështin e tyre.

Rritja e kostove përfshin të gjithë sektorin e bujqësisë, jo vetëm agropërpunuesit.
Shtuar më 20/03/2019, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori