Fermë kanabisi me vlerë 750 mijë euro në Britani, dënohet me burg shqiptari
Pëlqej
Vetëm një muaj më parë u shkatërrua nga autoritetet në Britani, një bandë shqiptare që prodhonte dhe trafikonte lëndë narkotike.

Ata ishin pronarë të një firme kanabisi me vlerë 750 mijë euro dhe operonin në Bristol, Birmingham dhe Liverpool ndërkohë që mësohet se dhjetë pjestarët e bandës, shfrytëzonin shqiptarë të tjerë për shitjen e kanabisit.

Gjykata e Bristolit i ka dënuar shqiptarët me 17 vite burg në total.

I fundit që u burgos ishte shqiptari Besjan Muja. 31-vjeçari u dënua me 2 vjet heqje lirie nga Gjykata e Bristol të premten e shkuar. Prokurori Ed Hetherington e përshkruajti 31-vjeçarin si një prej figurave kryesore të kësaj bande, bashkë me shqiptarët e tjerë Elis Gashi, Dardan Horhaj dhe Jeton Muja.

Muja fillimisht e mohoi akuzën për shpërndarje dhe prodhim kanabisi, por e ndryshoi qëndrimin e tij pak përpara se të niste gjyqi në prill.

Policia gjeti 908 bimë kanabis, me vlerë rreth 750 mijë paund. Anëtarët e tjerë të bandës ishin Gurgen Nikoci, Jeton Muja, Kreshnik Muja, Aranit Kasaheri, Dardan Horhaj, Dritan Muhametaj, Elis Gashi, Ardit Agaaj, Bardhyl Arifaj. /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori