Ferhati sms nga burgu: Kush m’i mban lekët e djeg të gjallë
Bisedat telefonike dhe mesazhet e shkëmbyera mes Genc Ferhatit, Pajtim Serjanit dhe biznesmenit Julian B. janë zbardhur sot nga GSH. Në to, Genc Ferhati kërcënon disa herë biznesmenin e kafesë për shkak të parave që ky i fundit i kishte borxh.

Sipas burimeve të policisë Julian B. i detyrohej Ferhatit rreth 15 mijë euro.

Në një nga mesazhet që Ferhati i dërgonte nga burgu Julian.B i thoshte se "Nuk ka dalë njeri deri më sot që të mbajë lekët e mia dhe sapo të gjej personin që të mbush mendjen të mos më japësh lekët do ta djeg të gjallë".

Ndërkohë babai i Genc Ferhatit ka thënë se djali itij nuk është i përfshirë në asnjë gjobvënie por po përpiqen që ta fusin në kurth për ta mbajtur ende në burg. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2015, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori