Ferckovski dorezoi nje dokument rreth atentatit ndaj Gligorovit
Albeu.com
Lubomir Fërçkovski i dha sot një dokument prokurorit publik Lupço Shvërgovski rreth atentatit ndaj ish presidentit të Maqedonisë Kiro Gligorov.
Në këtë dokument, siç mëson Alsat, jepen dëshmitë e një personi i cili në kohën e atentatit ka qenë pjesëtarë i Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim, për përfshirje të gjashtë deri tetë përfaqësuesve të drejtorisë së zbulimit dhe kundërzbulimit në atentatin e Gligorovit.
Fërçkovski i cili në atë periudhë ka qenë ministër i Brendshëm deri tek informatat ka ardhur ditëve të fundit kur dëshmitari vet është paraqitur në kabinetin e tij dhe pas dëgjimit të dëshmive, Fërçkovski ka vendosur që deklaratën dhe identitetin e tij, ti paraqes në prokurori.
“Unë mund t’ju them se ky nuk është burim i imi, por është dëshmitarë i cili mund tu shërbejë gjatë hetimit. Ato informata të cilat i pata ia dhashë prokurorit dhe kjo ishte e tëra”, deklaroi Fërçkovski.
Prokurori publik Lupço Shvërgovski thotë se do të thërras për dëgjim dëshmitarin i cili thuhet të ketë fotografuar veturën ku ishte vendosur bomba. Nëse deklarata është me relevante nuk përjashtohet mundësia e vazhdimit dhe zgjerimit të hetimeve për të dyshuar të tjerë.
“Nëse nga dëgjimi i dëshmitarit dalin dyshime se persona të caktuar janë të përfshirë në atentat, ne sigurisht se do ta zyrtarizojmë procedurën megjithatë mendoj se është shumë herët të prejudukojmë”, u shpreh Lupço Shvërgovski, prokuror publik.
Edhe nga Ministria e brendshme kanë shprehur gatishmëri për të dëgjuar informacionet e Fërçkovskit. Ish presidenti Kiro Gligorov ishte cak i një atentati të organizuar në afërsi të hotelit Bristoll, më 3 tetor të vitit 1995. Që atëherë hetimi është zhvilluar në disa pista, por asnjëra prej tyre nuk arriti deri te zbardhja e atentatit mbi ish- presidentin Gligorov. (alsat-m)
Shtuar më 22/10/2008, ora 22:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori