"Fenomeni Tire", Rama: Personazh i pështirë
Kryeministri Edi Rama në daljen e sotme ka përmendur skandalin e ndodhur te spitali “Shefqet Ndroqi”, ku Tire Alldervishi hiqej si infermiere dhe arriti përmes mashtrimit t’i merrte 8 milionë lekë një qytetareje që kishte nënën të shtruar në këtë spital.

Ai e cilësoi sanitaren Tire Alldervishi si një personazh të pështirë.

“Sot inspektorët ndiqen online nga qendra. Për çdo qëndrim më gjatë në një vend duhet të japin llogari, apo devijim nga zona e punës së tyre, drejt një kafeneje, duhet të japim shpjegim. Po ashtu kanë dhe kamera trupi.

Në këtë proces na duhen qytetarët, sipërmarrësit e vegjël dhe të mëdhenj. Siç bëri ajo qytetarja që e çoi pas hekurave atë personazhin e pështirë të spitalit.

Pasi kështu mund të ecim shumë më shpejt me pastrimin e çibanëve, Ndërkohë në momentin kur sistemi do të jetë i ngritur, s’do të ketë më nevojë për kamera të fshehta dhe denoncime të fshehta, pasi do jetë gjithçka në dritën e diellit”, tha Rama.

Shtuar më 19/01/2021, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori