Fenomeni i emigracionit prek edhe muzikën, ky këngëtar braktis Shqipërinë (FOTO LAJM)
Në një rrëfim ndryshe për jetën familjare dhe karrierën ai
tregoi gjëra që nuk dinim.
Këngëtari i shumë hiteve dhe një
ndër më të dashurit për publikun ka thënë se shumë shpejt do të largohet nga Shqipëria drejt Gjermanisë bashkë me familjen.
Gjithsesi përpara se të largohet Stine bëri me dije se do të lançojë një album të ri. “Do të dalin më shumë se dy projekte, sepse nuk bëra pushime vere. Jam marrë
vetëm me albumin që do të publikohet.
Albumi për mua është një libër! Tregon artistikisht mesazhin që do të japësh sepse
vetëm një këngë nuk tregon asgjë”,-u shpreh ai në emisionin Kafe In.
Ndër të tjera
këngëtari foli për të bijën me shumë emocion dhe
tregoi se ndjesia e të qenurit baba e ka ndryshuar tërësisht.
Shtuar më 21/11/2018,
ora 18:31