"Fëmijët shqiptarë": Mos u besoni nëse ju kërkojnë para për fëmijët autikë
Fondacioni Fëmijët Shqiptare nëpërmjet një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës të mos bien preh e mashtrimit të disa inividëve të cilat duke u prezantuar si punonjës të kësaj organizate u kërkojnë qytetarëve para për fëmijët autikë.


Në këtë deklarate fondacioni “Fëmijët shqiptarë” me presidente Liri Berisha thekson se këto veprime janë krejtësisht abuzive dhe këta individë nuk kanë asnjë lidhje me aktivitetin e Fondacionit.

“Prej disa vitesh Fondacioni Fëmijët Shqiptare, organizatë jo-qeveritare e jo-fitimprurëse, dhe personalisht Znj Berisha i kanë dedikuar kohën dhe vëmendjen maksimale fëmijëve me çrregullime të spektrit autik dhe familjeve të tyre. Puna ka qenë e përqëndruar në ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare për këto çrregullime dhe në ofrimin e shërbimeve për fëmijët e familjet e tyre.

Veprimtaria e Fondacionit është mbështetur fuqimisht nga donacionet direkte të biznesit shqiptar e atij të huaj si dhe nga shumë organizata partnere ndërkombëtare. Kjo mbështetje ka qenë gjithmonë e strukturuar, institucionale dhe transparente, gjë e cila ka ndihmuar Fondacionin të ketë arritje pozitive si në rrafshin kombëtar, në atë rajonal e më gjerë” - thuhet në deklaratën e fondacionit shpërndarë për mediat. /albeu.com/
Shtuar më 10/11/2011, ora 15:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori