Fëmijët e protestuesit të vrarë kërkojnë dëmshpërblim
Fëmijët e Ziver Veizit, protestuesit nga Gjirokastra të vrarë në 21 Janar para kryeministrisë kanë hapur padi në gjykatë për dëmshpërblim. Padi për të njëjtën arsye ka hapur dhe vëllai i Hekuran Dedës.

Fëmijët e Ziver Veizit, Klajdi dhe Ana Veizi kërkojnë që të dëmshpërblehen për vrasjen e babait të tyre, kurse vëllai i Hekuran Dedës për vrasjen e vëllait të tij.

Kërkesat për padi janë dorëzuar në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku dhe po gjykohet dosja me tre të pandeur për vrasjen e 4 protestuesve në demonstratën e 21 janarit, viti 2011. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2012, ora 13:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori