Fëmijët e Berishës: Akuzat e PS-së, vetëm shpifje
Fëmijët e kryeministrit Berisha kanë reaguar ndaj akuzave të Partisë Socialiste në lidhje me transparencën mbi pasurinë duke akuzuar Edi Ramën se po vijon me shpifje ndaj tyre.


“Në ndryshim nga bashkëshortja jote z Rama cdo qindarkë të fituar e kemi të xhiruar në rrugë bankare dhe të tatuar nga organet tatimore dhe të deklaruar në ILDKP, por problemi i juaj z Rama është se ju njihni vetëm institucionin e shpifjes. Pyetjeve që ju na drejtoni, i jemi përgjigjur në mënyrë konstante prej 7 vjetësh aty ku na e kërkon ligji, në ILDKP dhe është po ky institucion që pasi ka verifikuar burimet e fitimeve tona ka lëshuar një deklaratë publike që certifikon korrektesine e tyre në raport me ligjin dhe konfliktin e interesit. Për të gjitha shpifjet, zëdhënësi yt i paguar pengohet nga ti për tu paraqitur para trupit gjykues”, thuhet në deklaratën për media.

Ata kanë kërkuar nga Rama që të hedhë më shumë dritë mbi pasurinë e bashkëshortes së tij. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2013, ora 15:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori