Fëmijë me kushëririn, nëna sherr me të riun: E çove me forcë në hotel
Pëlqej
Vazhdon historia e rëndë e vajzës 17-jeçare nga e Dibra e cila ka sjellë në jetë një fëmijë me kurshëririn e saj, por që ai nuk e pranon atësinë.

Pavarësisht akuzave të rënda nga vajza dhe nëna e saj mbi 26-vjeçarin, ai ka mohuar jo vetëm atësinë por edhe marrëdhënien seksuale me vajzën.

Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, nëna e saj është përplasur live gjatë lidhjes telefonike të djalit që supozohet se është i ati.

DJALI

Ju nuk e njihni atësinë e vogëlushes 4 muajshe?

Jo, nuk e njoh.

A keni pasur raport me vajzën e zonjës Selvi?

Jo, nuk kam pasur.

Nuk e njihni fare?

E kam kushërirë nga krahu i babit.

Çfarë marrëdhënie keni pasur?

Thjesht një telefonatë. Më ka marrë vetë ajo.

Pastaj krijuat raporte intime bashkë?

Jo, asnjëherë.

Ju pretendoni se me vajzën nuk keni pasur asnjë lloj raporti?

Jo, jo.

NËNA

“E ke marrë vajzën time me forcë e ke çuar në Peshkopi. I ke marrë dhe paret për hotel. Më 6,7,8 gusht ke marrë në telefon. Ti ke pasur marrëdhënie me vajzën time.

Unë e di shumë mirë, kam ndjekur vajzën. Edhe vajza e vogël është e jotja. Ata ngjajnë shumë”, -tha nëna e 17-vjeçares. /albeu.com/


Shtuar më 14/09/2017, ora 13:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori