Fëmija i parë i këtij viti në Shqipëri lindi në orën 00:01 në Tiranë
Fëmija i parë i lindur në vitin 2015 në Shqipëri ka lindur në orën 00:01 në maternitetin Koço Gliozheni.

Foshnja e gjinisë mashkull që i përket një familjeje nga qyteti i Tepelenës, ka lindur në peshën 4 kg dhe gëzon shëndet të plotë. Familja është shprehur se akoma nuk ka vendosur për emrin e djalit të tyre.

Ndërkohë, në orën 01:39 ka ardhur në jetë edhe një fosnje tjetër. Edhe ai është djalë dhe ka lindur në Elbasan. Foshnja i përket familjes "Shtylla" nga fshati Çërragë i Belshit dhe gëzon shëndet të plotë ndërsa është i peshës 3 kg e 200 gr.
Shtuar më 01/01/2015, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori